Kreu i PSV 91’ Petro Koçi dhe këshilltari i Ilir Metës, Emiljano Aleksi janë përfshirë në një debat mes tyre në rrjetet sociale. Gjithçka ka nisur me një shkrim të Petro Koçit ku i quan sulmet e LSI-së ndaj Ramës cinike.
‘’Kryeministri dhe Kryetari i PS Edi Rama ka shpallur publikisht objektivin elektoral 2017 për një fitore prej 50% plus.
Eshtë një objektiv i vështirë , por i arritshëm e njëkohësisht shumë serioz.
Nuk e kuptoj pse ka reagime kaq cinike nga disa politikane te LSI sikur ky qenka objektiv i pamoralshëm.
Kur vete LSI ka shpallur objektivin e daljes forcë e parë në këto zgjedhje. Që do te thotë se kërkon të spostoje PS ne ne peshen elektorale.
Pse të kerkosh të fitosh me mbi 50% qenka e papranuseshme e të kerkosh qe nga force e tretë të dalesh e para qenka e pranueshme?’’, shkruante fillimisht Koçi.
Pas kësaj në debat ka hyrë dhe këshilltari i Metës, Emiljano Aleksi i cili shprehet se e pamoralshme është dhe të godasësh aleatin e katër viteve.
Aleksi: I nderuar, Kush ju tha qe eshte e pamoralshme?! I pamoralshem eshte te anetemosh dhe te godasesh aleatin strategjik qe ne kater vite ka bere ato reforma qe nuk jane bere ne 25 vjet! I pamoralshem ishte pretendimi qe te futesh ne zgjedhje pa opoziten. I pamoralshem eshte te besh pazar, kunder partive te vogla,duke i hequr te drejten atyre te garojne, dhe Ju nese do te kishit parti ( para se ta shkrinit ne 2013) jam i bindur qe keshtu do e quanit, sikurse e kane quajtur aleatet historik te PS sikurse jane PDS,PSD etj.. Nejse, Keto jane pune te thella, do jeni me i sqaruar ne 26 qershor.
Koçi: Fola per cinizem. Jam kunder cinizmit te gjithekujt.
Aleksi: Po sipas komentit ja keni atribouar kete gje politikaneve te LSI. Atehere me lejoni t’ju sugjeroj qe redaktoni tekstin. I nderuar Petro Koçi populli thote : Do mbjellësh erën, do korrësh furtunën! (E.K/SHUPLAKA)