23:47 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reagimi i Partisë Demokratike: SPAK hesht për skandalet e rënda ndërsa kartelët deformojnë zgjedhjet

15:52 | 27/04/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reagimi i Partisë Demokratike: SPAK hesht për skandalet e rënda ndërsa kartelët deformojnë zgjedhjet

Partia Demokratike ka reaguar në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj asaj që e cilëson si heshtje të pajustifikuar të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për disa çështje të rëndësishme që lidhen me korrupsionin dhe procesin zgjedhor në vend.

Në deklaratën e publikuar, PD kritikon SPAK për mungesën e rezultateve konkrete në hetimin e aferës së inceneratorëve, duke theksuar se ende nuk është rekuperuar asnjë shumë nga 150 milionë euro të dyshuara si të keqpërdorura.

Gjithashtu, Partia Demokratike ngre shqetësimin për përfshirjen e grupeve kriminale në disa qytete të mëdha të vendit, që sipas saj, po përpiqen të ndikojnë në procesin zgjedhor.

Ndërkaq, PD ndërlidh këto zhvillime me skandalin ndërkombëtar McGonigal dhe rolin që ajo thotë se ka pasur kryeministri Rama në këtë çështje.

Në këtë kontekst, theksohet se kontrata me një avokat amerikan, i lidhur më parë me Presidentin Trump, është bërë në përputhje të plotë me ligjet në fuqi dhe është regjistruar sipas kërkesave të sistemit FARA në SHBA.

Në deklaratë vlerësohet mbështetja e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe diaspora, duke e cilësuar atë si një faktor kyç në angazhimin për një proces zgjedhor të ndershëm dhe demokratik.

Partia Demokratike shpreh bindjen se mbështetja popullore për ndryshim është në rritje dhe u bën thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të saj që të angazhohen fuqishëm në dy javët e fundit të fushatës elektorale.

Ky reagim vjen në një moment të ndjeshëm politik, kur forcat politike janë në përgatitjet përfundimtare për zgjedhjet që do të mbahen më 11 maj.

Reagimi i Partisë Demokratike:

Pasi e përdori SPAK për vite me radhë si kapak për pusetën e skandalit të tij me McGonigal, sot Rama ka zgjuar sërish nga gjumi ata që kanë mbyllur sytë teksa kartelët e drogës në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër janë përfshirë më fort se kurrë për të deformuar vullnetin e zgjedhësve, njëlloj siç mbyllën veshët para audiove të dosjeve 339 dhe 184! Njëlloj siç kanë mbyllur sytë para 150 milionë eurove të vjedhura të inceneratorëve, nga të cilat SPAK jo vetëm nuk ka rekuperuar asnjë qindarkë, por hesht si fija e barit se ku kanë përfunduar 150 milionë euro për një vepër që nuk ekziston. Mesa duket kontrata e PD me avokatin e Presidentit Trump nuk ka trembur vetëm Ramën, por dhe veglat e tij. Në fakt, jo pa të drejtë! Pasi sot denoncimet e saj për McGonigal, përzierjen e karteleve të drogës të mbështetur nga Edi Rama dhe narkopolicia në procesin zgjedhor, përfshirë bashkëpunimin e heshtur të organeve të drejtësisë, kanë veshin e administratës dhe Kongresit të SHBA!

Partia Demokratike është transparente për kontratën me avokatin e Presidentit Trump, e cila është nënshkruar në përputhje të plotë me ligjet e të dyja vendeve dhe depozituar në FARA sipas çdo rregulli! Partia Demokratike gjen dhe njëherë rastin të falënderojë patriotët e komunitetit shqiptaro-amerikan për bujarinë dhe ndihmën e pakursyer për çmontimin e regjimit të Edi Ramës!

Sot Partia Demokratike, falë diasporës, është më e fortë se kurrë! Ditët e Ramës janë të numëruara! Fitorja është afër dhe i bëjmë thirrje të gjithë demokratëve brenda dhe jashtë Shqipërisë të angazhohen fuqimisht në dy javët e mbetura të kësaj fushate për të realizuar qëllimin tonë final që është Shqipëria Madhështore!

 

Pas

Emri/Finalizohet Operacioni “Kartela e Kuqe”, kapet në Greqi një i dënuar me 16 vite burg për vjedhje me armë

Para

Shpërthimi masiv në Iran/ Thellohet bilanci i viktimave, raportohen 25 të vdekur dhe 800 të plagosur

Para
Shpërthimi masiv në Iran/ Thellohet bilanci i viktimave, raportohen 25 të vdekur dhe 800 të plagosur

Shpërthimi masiv në Iran/ Thellohet bilanci i viktimave, raportohen 25 të vdekur dhe 800 të plagosur

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.