15:27 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reagojnë kolegët dhe pedagogët për dhunën ndaj gazetarit: Turp e faqe e zezë

22:18 | 12/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0

Pas dhunës që ju ushtrua gazetarit Renaldo Salianji, nga truproja e Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshmë, Arta Marku, kanë reaguar ashpër koleg dhe pedagog duke mbështetur kështu Salianjin.

Kanë qënë pedagogu i departamentit të Shkencave të Komunikimit dhe Gazetarisë së Universitetit të Tiranës, Ervin Goci, gazetare Eler Yzeiri, Dritan Laçi, Merita Haklaj, apo dhe blogger-i Olti Curri ata të cilët kanë reaguar duke mbrojtur Renaldo Salianjin dhe dënuar dhunën e ushtruar.

Kujtojmë që komuniteti i gazetarëve do të zhvilloi gjithashtu edhe një protest ditën e dielë, iniciuar nga ngjarja e ditës së sotme.

Më poshtë do të gjeni disa nga reagimet:

Gazetar Eler Yzeriri

“Ore po këto ndërhyrjet me faull ndaj gazetarëve, a janë të ndëshkueshme me karton te verdhë? Dhe të imagjinosh që këto ishin pyetjet më të lehta që mund t’i bëhen një prokuroreje të Përgjithshme të Përkohëshme!”

Pedagog Ervin Goci

“Oligarkët janë njerëzit më të qetë sot për shkak të kësaj Zonje, e cila një ndër misionet publike në shërbim të oligarkevë, është dhe të dhunojë gazetarë në krye të detyrës”.

Gazetar Dritan Laci

“Këta nuk kanë me turp as burra as gra.
Gjuha e urrejtjes qe Rama vjell çdo ditë ndaj gazetarëve, duket se u ka hyrë në qef edhe grave të tij.
Gazetari Renaldo Salianji, kolegu im dhe i yni, shtyhet paturpësisht në krye të detyrës, si një leckë nga truproja i Arta Markut. Dhe në prani të dy grave deputete, Blerina Gjylameti dhe Mimi Kodheli, të cilat sic duket edhe nga pamjet janë gati të kalojne mbi trupin e gazetarit vetëm që të mos u prishet rehatia.
Madje deputeten Gjylameti nuk e ha shumë meraku për atë që ndodh para syve të saj, por shpreh me shume interes për lirimin e rrugës se sa për të drejtat e një gazetari, apo qoftë edhe të një qenie njerëzore me të gjithë të drejtat që duhet të gëzojë një njeri.
Turp e faqe e zezë për të gjithe ju….”

Gazetare Merita Haklaj

“Mjaftonte një përgjigje normale e tipit – ju duhet ta dini që me reformën në drejtësi zot të çështjes janë prokurorët që e kanë çështjne në dorë dhe i inkurajoj ata të bëjnë punën. Gazetarët bëjnë pyetje dhe pyetjet asnjëherë nuk janë gabim. PP(p) kishte në dorë përgjigjen dhe atë e dha me dhunë. E trishtë kur paranoja, komplekset me të cilat erdhi, po qëndon e kërkon të qëndrojë në detyrë nuk po e bëjnë as Arta Markun një kryeprokurore të respektuar në sy të publikut. Asnjëherë nuk e kemi pasur një të tillë”.

Olti Curri

“Turp per ty Arta Marku qe sheh dhe nuk reagon dhe ndjek pike per presje sjelljen e Padrinos tend Edi Rama ne sjelljen ndaj gazetareve. Aq me shume ndaj gazetareve te terrenit. Po pate bythe ti ose roja yt provoni nje here te shtyni ashtu Blendi Fevziun, Armand Shkullakun, apo Ilva Taren kur ju drejtojne pyetje te sikleteshme apo s’jua mban dhe merreni me gazetaret e thjeshte qe bejne punen e tyre…”

Etiketa: dhuna ndaj gazetareveRenaldo Salianji
Pas

Publikohet lista/ Sa identitete ka përdorur Admir Murataj që u vra në Rinas

Para

Grabitja në Rinas/ Flet Çlirim Gjata: Ushtari nuk di të ruajë rendin, të vret!

Para
Grabitja në Rinas/ Flet Çlirim Gjata: Ushtari nuk di të ruajë rendin, të vret!

Grabitja në Rinas/ Flet Çlirim Gjata: Ushtari nuk di të ruajë rendin, të vret!

Discussion about this post

 



Të Fundit

MOSKE – Rosstat: Lufta në Ukrainë po rrënon ekonominë e vendit

Sulmet izraelite vrasin 20 njerëz në Gazë, përfshirë një gazetar

Rusia dhe Ukraina kompletojnë këmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i luftës

“Bujtina e Jufkave” në Dibër, Rama: Shembull frymëzues i zhvillimit rural

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 20 të vdekur, përfshirë një gazetar

Shqipëria U21/ Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë shkëmbimin e të burgosurve, qindra të liruar

Gjobat e policisë në Gjirokastër, Policia Rrugore “ndëshkon” 1209 shoferë në maj

Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.