Ditën e sotme kryeministri Edi Rama foli për qeverisen e Partisë Socialiste në Asambelën Kombëtare të kësaj partie duke theksuar se ana
Pas deklaratave të Edi Ramës ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama. Ky i fundit pohoi se kryeministri dhe ministrat e tij, analizat e qeverisjes në këto 4 vite, duhet ta bënin me LSI dhe jo me eufori të njëanshme.
“Retorika patetike e PPSH-se se 1989-es nuk na ndihmon për Shqipërinë Europiane. Analizën e qeverisjes duhet ta bëjmë se bashku jo me eufori dhe njëanshmëri. Për LSI-ne ministri me i suksesshme Blendi Cuci qe drejtoi reformën administrative. Bledi Cuci ministri me i suksesshëm, nuk duhej shkarkuar. Ne socialistet qe mbajmë mend Libofshem nuk mund t’ja leme kauzen e zgjedhjeve te lira çadrës se Saliut. Zgjedhjet e lira e pluraliste kauza jone e madhe.”, u shpreh Luan Rama për një portal online.
Luan Rama shtoi se kritikat parimore as Ramiz Alia nuk i konsideronte ‘helm për qeverisjen’. “Kritikat parimore as Ramiz Alia nuk i konsideronte helm për qeverisjen. LSI ka reaguar dhe ka ndryshuar ministrat për përmirësimin e qeverisjes. Reflektimi është shenje përgjegjshmëri, mendjemadhësia dhe arroganca çojnë ne keqqeverisje!”, tha Luan Rama.
Edi Rama gjatë fjalës së tij theksoi se partneritetii me LSI-në matet me reforma dhe jo me fjalë. “Ka ndër ne që partneritetin me LSI ne e përjetojnë si të ezauruar të tjerë që e mendojnë si rraskapitëse. Arsye herë të drejta dhe herë të padrejta. Jashtë nesh e quajnë një marrëveshje për pushtet dhe e ngjyrosur sipas mediave, studiove dhe portaleve. Kjo nuk matet me fjalë po me sa shumë reforma kemi bërë gjatë kësaj qeverisjeje. Nuk matet me sa pak flet LSI-ja për atë që janë arritur, dhe as me sa qejf i thumbon ministrat tanë të suksesshëm dhe as nuk matet se sa herë mungojnë ministrat e LSI-së në Parlament kur duhet të jenë aty. Matet me Reformën në Arsim dhe nuk matet me kritikat që bëjnë përfaqësues të LSI-së para fushatës. Nuk mund të matet kurrsesi me llafet korridoreve dhe lokaleve dhe as të portaleve.”, u shpreh Rama. (J.V/Shuplaka)