Skuadra e Real Madrid ka mundur 4-0 Osasunën në “Santiago Bernabeu” Madrilenët iu falen sërish këmbëve të Bellingham që shënoi dy herë, 1 në pjesë e parë dhe 1 në të dytën. Golat e tjerë u shënuan nga Vinicius dhe Joselu.
“Los Blancos” nuk e vunë për asnjë moment në diskutim fitoren dhe dominuan edhe me lojë.
Me këtë fitore Reali forcon pozitat në vendin e parë në renditje dhe pret e qetë ndeshjen e Barcelonës ditën e nesërme.
Discussion about this post