Skandali me rrjetin social Telegram ishte tema e ditës së sotme në studion e Fax News Për të folur rreth kësaj problematike shqetësuese ishte drejtuesi i CRCA Altin Hazizaj në lidhje Skype. Me gazetarin Egon Loli, Hazizaj zbërtheu mekanizimin e kësaj platforme famëkeqe, që është bërë streha e pedofilëve shqiptarë.
Kjp platoformë drejtohet nga persona në Dubai edhe pse më përpara drejtohej në Rusi. Profilet që hapen në këtë platformë janë shumë të vështira për t’u gjurmuar nga policia. Prandaj aty shkëmbëhen mjaft materiale pornografike dhe dhune seksuale me fëmijë, të cilët pedofilët që hapin profile chatojnë me njëri-tjetrin duke transmetuar foto apo video nga përdhunime të ndryshme etj.
Nga Shqipëria janë hapur rreth 50 mijë profile pedofilësh që kanë akses në këtë platformë, të cilët kërkojnë dhe shkëmbejnë materiale dhune seksuale ndaj fëmijëve.
Sipasi Hazizaj policia së bashku me organe të tjera duhet të marrin masa për gjurmimin e këtyre personave apo skedimin e tyre.
Altin Hazizaj: “Është një platformë komunikimi, nuk është rrjet social i mirëfilltë. Është një chat me teknologji të avancuara, në mënyrë që çfarë do që diskutohet në kanalet e tyre. Nëse unë si Altin hap një kanal, ky është një kanal shumë i sigurtë dhe policia e ka thuajse të pamundur, vetëm nëse ka marrëveshje me Telegramin që ta aksesojë. Telegrami ka një problem esencial që duhet ta kuptojmë. Kanë lëvizur nga Rusia dhe e kanë qëndrën në Dubai. Dubai duke qenë një vend i lindjes së mesme ka një pjesë legjislacioni jo aq të zhvilluar sa çmund ta ketë SHBA-ja që sot për sot ka legjislacion më të zhvilluar sa i përket mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në internet, apo vendet e BE që po e rregullojnë. Fakti që vjen nga një platformë që është e njohur që kërkon të mbrojë të drejtat e njeriut, fjalën e lirë etj. Ka patur gjithmonë ankesa ndaj Telegramit në lidhje me pornografinë dhe ata kanë thënë që ne i marrim seriozisht, por në fakt nuk duket që i kanë marrë seriozisht. Çfarë bën tani përshtypje në këtë zallamahi është që pedofilët në Shqipëri grabitqarët seksualë në Shqipëri kanë gjetur një platformë të chatimit dhe të shkëmbimit të materialeve në mënyrë të sigurtë me njëri-tjetrin, ajo që në Kodin Penal në Shqipëri quhet pornografi e fëmijëve, posedimi, shkëmbimi, transferimi i të gjithave këtyre materialeve që përmbajnë dhunë seksuale ndaj fëmijëve. Që do të thotë një fëmijë është përdhunuar, një fëmijë është abuzuar seksualisht. Ndërkohë që këta të rritur e trajtojnë këtë fëmijë që mund të jetë ende duke u abuzuar që mund të jetë trofeu i rradhës për kënaqësi seksuale të këtyre. Në këto kanale, këta njerëz janë me profilet e tyre origjinale. Unë uroj që policia shqiptare së bashku me organet e tjera që merren me sigurinë kibernetike në Shqipëri, të kenë aftësinë të gjurmojnë, të gjejnë kush janë këta pedofilë. Bëhet fjalë për mbi 50 000 profile të regjistruara në këto kanale”, u shpreh Hazizaj.
Një ditë më parë CRCA bëri thirrje publike për ndërgjegjësim nga e gjithë shoqëria për këtë skandal që vetëm ditët e fundit është bërë mjaft e bujshme.
Gjithashtu thirrja shkoi edhe për autoritetet qendrore dhe të sigurisë kibernetike për të dhënë ekspertizën e tyre më të mirë në mënyrë që të mbrohen fëmijët nga pedofilët online.