Barcelona ka marrë maksimumin me sforcon minimale.
Fitorja 3-0 e katalanasve është bindëse në letër, por jo në fushë. Real Madrid, në fakt, ka qenë skuadra që ka luajtur më mirë në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Mbretit, por ka gabuar shumë para portës.
Vinicius Junior, një nga më të mirët për vendasit, dhe Karim Benzema kanë falur Messi-n me shokë me dy raste të pastra të humbura në pjesën e parë që mund t’i kishin dhënë një drejtim tjetër takimit.
Suarez ka qenë lojtari që ka ndëshkuar madrilenët: ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 50-të, ka shkaktuar autogolin e Varane në të 69-ën dhe ka mbyllur takimin me penalltinë e fituar dhe të transformuar në gol në të 73-ën.
Për më tepër, Suarez ka realizuar 11 gola kundër Real Madrid në të gjitha kompeticionet, kundërshtari i tij i preferuar që nga momenti që është bërë një lojtar i Barcelona-s në sezonin 2014/15.
Në fund, Barcelona ka eliminuar Real Madrid-in me rezultatin e përgjithshëm 4-1 dhe është bërë skuadra e parë në historinë e Kupës së Mbretit që arrin gjashtë finale të njëpasnjëshme.