Në Spanjë janë të sigurt, Reali i Madridit e ka marrë shumë seriozisht çështjen e blerjes së Neymar nga Paris Saint Germain. Presidenti i ‘Los Blancos’ është gati të shesë Karim Benzema e Gareth Bale për të krijuar një fond total investimi për sulmuesin brazilian prej 600 milionë eurosh, shifër që përfshin përveç pagesës së kartonit të lojtarit edhe pagën dhe shpërblimet e tij.
Gjithsesi gjithçka në këtë histori do të varet nga UEFA dhe sanksionet që ajo do të marrë ndaj PSG. Ndërkaq, Neymar lëshon një mesazh që të lë të nënkuptosh qëndrimin e tij te Paris Saint Germain të paktën edhe për një sezon tjetër. Sulmuesi brazilian në fakt ishte pjesë e imazhit të fanellës së re të klubit francez dhe Neymar e shprehu mirënjohjen e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Krenar që jam me fanellën e re dhe që do të vazhdoj t’i argëtoj të gjithë”-shkruante Neymar në Twitter, disa orë pas publikimit të uniformës së re të Paris Saint Germain. Një mesazh ky që i bën drejtuesit e kampionëve të Francës të marrin frymë lirisht.
Ndërsa pritet të shohim si do të përfundojë sezoni i dytë i telenovelës Neymar, nga Brazili vijnë lajme të mira përsa i përket pranisë së tij në Botërorin e Rusisë. Mjeku personal i futbollistit, Rodrigo Lasmar, bëri të ditur se 25 vjeçari mund të kthehet të stërvitet normalisht duke nisur nga java e ardhshme që do të thotë se ai do të jetë në dispozicion të Tites për ngjarjen më të madhe futbollistike.
(M.Q/Faxweb)