10:39 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reali gati 600 mln euro për futbollistin brazilian

15:05 | 12/05/2018
në Aktualitet, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reali gati 600 mln euro për futbollistin brazilian

Në Spanjë janë të sigurt, Reali i Madridit e ka marrë shumë seriozisht çështjen e blerjes së Neymar nga Paris Saint Germain. Presidenti i ‘Los Blancos’ është gati të shesë Karim Benzema e Gareth Bale për të krijuar një fond total investimi për sulmuesin brazilian prej 600 milionë eurosh, shifër që përfshin përveç pagesës së kartonit të lojtarit edhe pagën dhe shpërblimet e tij.

Sipas medias spanjolle, Babai i Neymar tashmë ka nisur të bëjë lëvizjet e tij për realizimin e këtij transferimi të futbollistit, i cili edhe pse ka një kontratë me PSG deri në 2022, nuk ka mundur të përshtatet me klubin parizien, ndërkohë që ka pasur probleme edhe ne raportet me Edinson Cavanin apo Angel Di Marian.

Gjithsesi gjithçka në këtë histori do të varet nga UEFA dhe sanksionet që ajo do të marrë ndaj PSG. Ndërkaq, Neymar lëshon një mesazh që të lë të nënkuptosh qëndrimin e tij te Paris Saint Germain të paktën edhe për një sezon tjetër. Sulmuesi brazilian në fakt ishte pjesë e imazhit të fanellës së re të klubit francez dhe Neymar e shprehu mirënjohjen e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Krenar që jam me fanellën e re dhe që do të vazhdoj t’i argëtoj të gjithë”-shkruante Neymar në Twitter, disa orë pas publikimit të uniformës së re të Paris Saint Germain. Një mesazh ky që i bën drejtuesit e kampionëve të Francës të marrin frymë lirisht.

Ndërsa pritet të shohim si do të përfundojë sezoni i dytë i telenovelës Neymar, nga Brazili vijnë lajme të mira përsa i përket pranisë së tij në Botërorin e Rusisë. Mjeku personal i futbollistit, Rodrigo Lasmar, bëri të ditur se 25 vjeçari mund të kthehet të stërvitet normalisht duke nisur nga java e ardhshme që do të thotë se ai do të jetë në dispozicion të Tites për ngjarjen më të madhe futbollistike.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: neymar
Pas

Merkel: Trump shkel besimin në rendin ndërkombëtar, konfliktet po zhvillohen para shtëpisë tonë

Para

Mohoi shtatzëninë, por Klea Huta sapo ‘vendosi’ për emrin e fëmijës

Para
Mohoi shtatzëninë, por Klea Huta sapo ‘vendosi’ për emrin e fëmijës

Mohoi shtatzëninë, por Klea Huta sapo ‘vendosi’ për emrin e fëmijës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryeministri Izraelit mbërrin në SHBA, do të takohet me Trump

Emrat/ Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata e Kukësit lë në burg dy të arrestuarit

Berisha akuza për masakrën mjedisore në Elbasan dhe Vlorë:Altin Troplini ka amnistuar krimin

Sali Berisha del nga SPAK, zbulon shënimin që u la oficerëve të policisë gjyqësore

Dogji tri sipërfaqe toke duke rrezikuar jetën e banorëve në zonë dhe një karburant, pranga 34-vjeçarit në Tiranë

Afera Partizani, Berisha paraqitet në SPAK për masën detyrim paraqitjeje

Zjarr në fshatin Dukat, Vlorë.Përfshihen kodrat e zonës Sotiran

Sherr mes vëllezërish në Paskuqan, dy prej tyre plagosen me thikë

Hapen regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta në e-Albania, do të vijojnë deri në 31 gusht

Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.