Real Madrid ka mposhtur Atleticon me një rezultat 3-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.
Reali e filloi shumë mirë ndeshjen, ku pas 10 minutave lojë, Ronaldo me kokë dërgoi në rrjetë topin pas një krosimi të Casemiros.
Në minutën e 73-të, Ronaldo u bë përsëri protagonist me golin e tij të dytë në ndeshje.
Pesë minuta para fundit të ndeshjes, fituesi i Topit të Artë Cristiano Ronaldo kompletoi aksionin e tij të bukur duke i dhënë shumë garanci skuadrës së tij për ndeshjen e ardhshme.
Real Madrid do të jetë më i qetë në ndeshjen e kthimit që luhet me datën 10 maj në Vicente Calderon.
Ronaldo ka përgëzuar skuadrën e tij pas fitores bindëse ndaj Atletico Madridit, ku ai shënoi tre gola.
Ai po ashtu tha se është shumë i lumtur që shënoi plot 400 gola me Real Madridin.
“Ne duhet të përgëzojmë të gjithë skuadrën, pas një ndeshje fantastike. Qëllimi im ishte që të shënoja. Ne luajtëm mirë nga fillimi deri në fund, duke diminuar totalisht”, -tha Ronaldo.
(M.D/Shuplaka)
https://youtu.be/2Ved2Ot690E
Discussion about this post