Bashkëshortja e Daut Haradinaj, Lola është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo shpeshherë poston foto me fëmijët apo përditshmëria, ku edhe spikat për fizikun e saj gjithmonë në formë.
Por ka qenë instruktorja e saj dhe kampionja e fitnesit Greta Beqa, ajo që ka zbuluar sekretin e saj.
Greta ka publikuar një video nga stërvitja dhe krahas saj shkruan se asgjë nuk është siç duket, duke nënkuptuar se pas fotove në superformë në Instagram, fshihen orë të zgjatura në palestër.
“Nuk është gjithmonë ajo që ne postojmë dhe shohim. Realiteti është ky. Ne mund të dështojmë për një moment, por ne ngrihemi dhe vazhdojmë me punën e madhe dhe bëjmë gjithçka që mundemi”, shkruan ajo.
(J.D/Faxweb.al)