Janë pezulluar nga puna rreth 6 drejtorë rajonalë të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.
Largimi nga puna vjen për shkak të rezultateve të dobëta në mbledhjen e tarifave të ujit.
Kryeministri Rama ka paralajmëruar një aksion të ashpër, të ngjashëm me atë për energjinë elektrike kundrejt debitorëve të ujit.
Dhe siç duket masat e para kanë nisur në nivel administrativ me pezullimin e 6 drejtuesve të UKT-së.
(F.G/Faxweb)