Reforma në Drejtësi dhe procesi i Vettingut, ka hapur shumë vende në sistemin e drejtësisë.
Kjo ka qenë arsyeja, që mazhoranca i kërkoi Kuvendit, hapjen e procedurave për pranime të reja në Shkollën e Magjistraturës.
Kjo ka qenë arsyeja, që studentët e Magjistraturës t’i drejtojnë një letër Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe kryeprokurores Arta Marku.
Në letrën e tyre, magjistratët e rinj kërkojnë nisjen e procedurave për emërimin, në bazë të kompetencave që ua jep ligji.
“Ndërpresim marrëdhënien me Shkollën e Magjistraturës në 30 qershor. Nisni procedurat sipas kompetencave që u jep ligji.”-thuhet në letër.
(F.G/Faxweb.al)