Pas deklaratës së kancelares gjermane Angela Merkel që do ndalohet vendosja e perçes në këtë shtet, çdo ditë e më shumë një numër i madh refugjatësh myslimanë po konvertohen në të krishterë.
“A besoni ju me gjithë zemër se Jezus Krishti është Zot dhe shpëtimtar dhe se do ta ndiqni atë çdo ditë të jetës suaj?”, është pyetja që prifti i bën refugjatëve përpara pagëzimit.
Refugjatët përgjigjen me “po” në gjermanisht dhe më pas kryhen të tjera rite fetare.
Një nga këta refugjatë është edhe 25-vjeçari nga Iraku i quajtur Adel, i cili tregon për “The independent” historinë e tij.
Adeli tregon se kishte frikë nga reagimi i refugjatëve të tjerë myslimanë, dhe sidomos nga reagimi i familjarëve të tij. Por, kjo ishte e vetmja zgjidhje e sigurtë për të.