Seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit, u shty sërish ditën e djeshme, gjë që solli reagime të shumta në media dhe jo vetëm.
Kjo ka bërë që Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, të nisë një hetim disiplinor për 10 prokurorë të cilët nuk kanë pranuar që të marrin pjesë në shortin për Shullazin.
Mësohet se shorti është refuzuar nga:
Olsian Çela
Përparim Kulluri
Behar Dibra
Sonila Muhametaj
Arenc Çela
Edvin Kondili
Pranvera Pustina
Eugen Beçi
Blerim Tominaj
Besim Hajdarmataj.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se, hetimi disiplinor është marrë nga Kryeprokurorja, për shkak se prokurorët në fjalë kanë refuzuar të marrin pjesë në shortin e procedimit penal të Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, për kryerjen e veprave penale parashikuar nga nenet 109/b; 333/a; 334 etj. të Kodit Penal.
(B.B/ Faxweb.al)