Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate për mediat për regjistrimin e kandidatëve të Bindjes Demokratike, duke shprehur se Bindja Demokratike po përdor justifikim me deputetë falso apo të marrë me qera për të hyrë në zgjedhje.
PD deklaron se “s’ka asnjë justifikim me deputetë fallco apo të marrë me qera dhe se nuk mund ta mbulojnë faktin se aktorët e Edi Ramës, të regjistruar si kandidate me siglën e paligjshme të Bindjes Demokratike, janë gjithashtu të paligjshëm.”
Reagimi i PD për deklaratën e gënjeshtërt të Kryetarit të Bindjes Demokratike, Astrit Patozi:
Asnjë justifikim me deputetë fallco apo të marrë me qera nuk mund ta mbulojnë faktin se aktorët e Edi Ramës, të rregjistruar si kandidate me siglën e paligjshme të Bindjes Demokratike, janë gjithashtu të paligjshëm.
Shërbëtori i bindur i Edi Ramës nuk zotëron një mandat deputeti në Kuvend dhe për pasojë duhet të kishte firma mbështetëse të qytetarëve për të regjistruar kandidatë në zgjedhje.
Mbështetja nga një deputet që nuk është deputet i tij, si në rastin e Lefter Kokës, nuk ka vlerë ligjore. Partia “Bindja Demokratike” nuk ka 6 muaj që është krijuar e jo më të zotërojë për të paktën 6 muaj një mandat deputeti në Kuvend.
Me apo pa parti e kandidatë fallco, votime moniste më 30 Qershor nuk ka për të patur!