08:28 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rehabilitohet “Lagjja e Artistëve” te Komuna e Parisit, Veliaj: “Një tjetër pikë tërheqëse për banorët dhe turistët; Investimi në art prodhon edhe ekonomi”

12:59 | 13/06/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përurohet shkolla e mesme e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”, Veliaj: “Kur bëhemi bashkë, bëjmë gjëra të bukura, si kjo shkollë moderne për nxënësit”

“Lagja e Artistëve” te Komuna e Parisit është transformuar në një hapësirë fantastike për komunitetin nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve dhe u shpreh se, me investimin e bërë këtu, “Lagjja e Artistëve” merr mbrapsht atë çfarë i ka dhënë Shqipërisë në kaq shumë vite, duke përmendur kontributin në fushën e artit dhe kulturës.

“Është një investim i bërë me shumë dashuri dhe pasion. E imagjinoj se ka patur debate se ku do të vendosën makinat, ku do jetë hapësira publike, por më vjen mirë që në fund e kemi gjetur një të mesme dhe një balancë në komunitet. Disa nga ndërhyrjet janë ndërhyrje publike, si këto dritat zbukuruese që nuk i kemi në çdo lagje të Tiranës. Por, unë besoj se një lagje që ka prodhuar kaq shumë për vendin, kur kujtoj se këtu kanë pasur studiot e tyre artistët Kristaq Rama, pastaj familja Krisiko, Rira, e shumë të tjerë, vërtet mendoj se i kemi dhënë lagjes mbrapsht atë që lagjia ka i dhënë me shumë bujari gjithë Shqipërisë për vite me radhë. Për këtë arsye, ky investim është edhe një kompensim i qytetit, në shenjë mirënjohje, për të bërë diçka unike, të cilën nuk e bëjmë tipikisht në çdo lagje tjetër. Po ndërtohen ndërtesa të reja, është pjesë e gjithë zonës së “Komunës së Parisit”, kështu që duam të vazhdojmë me ndërhyrjet nëse banorët kanë dëshirë që pallatet e vjetra t’u bëjnë ndonjë investim shtesë, të tipit veshje me kapotë apo ashensor”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se kjo zonë e Tiranës ka marrë përmasa të medha dhe nuk është më ajo lagjja ku njiheshin të gjithë me njeri-tjetrin. Ai falënderoi punonjësit e bashkisë për punën e mirë të bërë me rehabilitimin e lagjes. “Dua të falenderoj kolegët që kanë punuar. E di që në Tiranë pjesa më e madhe do të shkojë për pushime në korrik, gusht, por kush ka marrë punë përsipër do rrijë këtu me mua, që t’i çojmë deri në fund. Në korrik, gusht, kur njerëzit janë me pushime dhe trafiku lehtësohet, ne mund të lëvizim me mjete të rënda për të hapur rrugët dhe për t’i asfaltuar ato. Edhe qyteti është pak si telajo, ndonjëherë do duhet të korrektosh disa gjëra, ndonjëherë nuk ta mori ngjyrën tamam siç e doje dhe duhet ta përzjesh përsëri, ndaj në këtë kanavacën e madhe, që quhet Tirana, na duhet të bëjmë pikturën tonë përditë”, tha ai.

Më tej, Veliaj u ndal edhe te hapësirat kushtuar artit në kryeqytet. Ai tha se investimi në art dhe kulturë, gjatë këtyre viteve, ka prodhuar shtim të numrit të turistëve në vendin tonë. “Mezi pres që, jo vetëm në hapësira që e dedikuara për artin, siç është Galeria e Tiranës me ekspozitën e Andy Ëarhol, por edhe në hapësira të tilla, të improvizuara, të mund të bëjmë art në komunitet. Kur ishim Kryeqyteti Evropian i Sportit, Kryeqyteti Evropian i Rinisë dhe vitin tjetër do të jemi Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, pamë se këto tituj prodhuan ekonomi për qytetin. Kaq shumë turistë në Tiranë nuk i solli Zana e Malit, por u prodhua një provokim me këto aktivitete, ato sollën turistët. Investimi në art prodhon ekonomi. Di të them se për çdo një qindarkë që kemi investuar në art e në kulturë, ka prodhuar shumëfish në turizëm, me shpenzimet e tjera dhe rritjen e vlerës së pronës”, përfundoi Veliaj.

Pas

Apeli lë në fuqi sekuestron e pasurisë me vlerë 3.1 mln euro të Oltion Bistrit, ish shefi i operacionales bashkëpunonte me Pëllumb Gjokën

Para

Balluku inspekton masat për vendosjen e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotur: Asnjë tolerance për ndotësit

Para
Balluku inspekton masat për vendosjen e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotur: Asnjë tolerance për ndotësit

Balluku inspekton masat për vendosjen e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotur: Asnjë tolerance për ndotësit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump dhe FIFA arrijnë akordin para Kupës së Botës

Zjarr në një kanal në fshatin Arapaj, Roskovec.Digjen kallama dhe ferra

Zjarrfikësit në luftë me flakët, mbi 100 të plagosur nga zjarri në Marsejë

I dërguari amerikan Steve Witkoff: Marrëveshja për armëpushim në Gaza është pranë

Përmbytjet në Teksas të SHBA, 109 persona të vdekur, 161 rezultojnë të zhdukur

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve, tentativa e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

INSTAT: Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025

Tërmet me magnitudë 5.7 në Guatemalë, të paktën dy të vdekur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.