“Reina nightclub” e cila vetëm disa orë më parë mirëpriti rreth 700 persona, të cilët po festonin së bashku natën e ndërrimit të viteve, është tashmë e shkretuar.
Zona përreth klubit është rrethuar nga forcat e policisë, të cilat vijojnë hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Një ndëe klubet më të njohur të Stambollit ra pre e sulmit të rëndë ku 39 persona thuhet se kanë humbur jetën, 69 janë plagosur e dhjetëra të tjerë u hodhën në Bosfor për t’u shpëtuar plumbave. Shumë prej të mbijetuarve iu deshën që të kalonin mbi trupat e pajetë për të dalë nga klubi i natës.
Shfletoni galerinë për të parë konkretisht klubin pas sulmit të rëndë, për të cilin vijon të hetohet. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”489″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]