16:21 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rekomandimi për çeljen e negociatave, reagon kryeministri Rama

12:40 | 29/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bojkoti i zgjedhjeve/ Rama porosi të qartë strukturave. Zbulohet dokumenti, ja çfarë synon PS-ja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Sipas Ramës Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtepisë lidhur me procesin e integrimit në BE.

Reagimi i Ramës:

Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces.

Në 15.00 komunikim i përbashkët publik me ambasadorin e BE

Sipas eurokomisionerit Johannes Hahn Shqipëria ka bërë progres në 5 rekomandimet e lëna nga BE, dhe për këtë shkak negociatat duhet që të hapen.

“Ne kemi folur për strategjinë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor. Raporti i këtij viti parashtron progresin që kanë bërë vendet e Ballkanit perëndimor. Mbeten ende shumë sfida përpara. Ne do paraqesim të njëjtin rekomandim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Zbatimi i ligjit dhe stabiliteti mbeten disa nga pikat që duhet të zbatojnë këto vende. Sfida e tretë për këto vende është ekonomia. Vendet duhet të zbatojnë reforma në sajë të përmirësimit të ekonomisë. BE është partneri ynë kryesor por duhen marrë në konsideratë edhe investimet e Kinës.

Shqipëria është duke bërë reforma, transformim të rëndësishëm në fushën e drejtësisë. Ky është një shembull edhe për vendet e tjera. Të dyja vendet kanë bërë progrese. Në këtë bazë komisioni rekomandon hapjen e negociatave për të dy vendet. Kushti kryesor është reforma në drejtësi. Për sa i përket kapitujve 23-24. Të dyja palët duhet të japin kontribut”, tha Hahn.

Ndërkohë një nga shqetësimet më të mëdha mbetet ekonomia e dobët e Shqipërisë.

“Ka ende çështje të rëndësishme në rajon, duhet të kenë më shumë qëndrueshmëri. Nuk duam të importojmë mosmarrëveshjet dypalëshe.

Sfida kryesore mbetet ekonomia, e cila përballet me dobësi. Duhet të reformohen. Çështjen e papunësisë duhet zgjidhur, çështja e emigracionit dhe lindjet e ulëta janë problem. Standardet e jetesës duhet të rriten pasi janë të ulëta”, deklaroi Hahn.

Ndërkohë pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut është shprehur dhe eurodeputeti Cristian Preda, i cili ka thënë se BE duhet të mbajë premtimet ndaj këtyre dy vendeve.

“Këshilli i qershorit duhet të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, i kemi kërkuar kushte këtyre vendeve dhe duhet të mbajmë premtimin pasi këto vende i kanë plotësuar kushtet. 5 vite më parë unë kam filluar të punoj me Bosnje Hercegovinën, nuk kishte asnjë vend kandidat tashmë, ka qenë e vështirë, sot kemi një vendim pozitiv për kandidaturën e Bosnjes. Ky është një sinjal pozitiv për këtë vend, por shoh të qartë se Bosnja ndodhet në rrugën e Evropës, janë evidentuar përparimet që janë bërë në demokraci, sidomos reforma në administratë”, tha Preda.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: edi rama negociatatJohannes Hahn
Pas

‘Protothema’ shkruan për Shqipërinë: Vendi në prag të luftës civile, Edi Rama sundon si monark dhe po i udhëheq drejt humnerës

Para

Ja pse shkaktohet kruarja e vazhdueshme e veshëve, si mund të shërohet ajo

Para
Ja pse shkaktohet kruarja e vazhdueshme e veshëve, si mund të shërohet ajo

Ja pse shkaktohet kruarja e vazhdueshme e veshëve, si mund të shërohet ajo

Discussion about this post

 



Të Fundit

“S’mund të dalësh ashtu në fushë, është gabim”, Neuer nuk “kursen” Donnarumman, e sulmon pas dëmtimit të Musialës

Berat/ Zjarr në fshatin Mbrakull, zjarri shkrumbon një sipërfaqe të madhe me pisha

David Lammy thyen akullin, bëhet ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Ministri Hoxha dhe strukturat e IMT, IKMT, Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit në terren

Flakët përfshijnë Evropën, Gjermania, Greqia dhe Turqia në luftë me flakët

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

Aksidenti/ Talenti polak në luftë me jetën, vdes motra e tij

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës të Korçës, Fatjon Fasho

Finiq/ Dhunohet varri në varrezat e fshatit Vrion, dyshohet se është dëmtuar qëllimisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.