Fenomeni i vjedhjeve është shtuar shumë kohët e fundit, jo vetëm në biznese, banka por edhe në banesa. Rasti më i fundit vjen nga fshati Pojevë i Peqinit ku sipas banorëve të zonës vetëm në muajin e fundit kanë ndodhur më shumë se 30 vjedhje.
Banorët shprehen gjithashtu se kanë frikë të flenë gjumë në darkë sepse në mëngjes hajdutët mund t’iu kenë bërë kërdinë. Atyre iu duhet të nxjerrin armët dhe të bëjnë roje në shtëpitë e tyre.
Ky është mesazhi që njëri prej banorëve ka dërguar pranë ‘’Jeta Osh Qef’’.
”Përshëndetje dua të ankohem te ju pasi shtet nuk kemi. Në fshatin Pajovë të Peqinit, brenda një muaji janë bërë më shumë se 30 vjedhje. Vjedhjet më të mëdha ndodhin në shtëpi, në dyqan elektroshtëpiakë, makina. Madje më besoni njëherë kishin ardhur me furgon, aq shumë mallra kishin marrë. Frika jonë më e madhe lind sa herë që errësohet, rrimë me armë në krah, kemi frikë të mbyllim sytë’’, mbyll mesazhin e tij banori i fshatit. (E.K/SHUPLAKA)