14:01 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Remitancat arrijnë rekordin e 930 milionë eurove në 2023, nga cikli i ri i emigracionit dhe kanalet informale

16:44 | 27/03/2024
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Remitancat arrijnë rekordin e 930 milionë eurove në 2023, nga cikli i ri i emigracionit dhe kanalet informale

Paratë që emigrantët dërgojnë te familjarët e tyre kanë shënuar rritje të ndjeshme në 2023, duke arritur nivelin më të lartë historik, të paktën që prej vitit 2008, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat.

Remitancat, apo dërgesat e emigrantëve arritën në gati 930 milionë euro në 2023, me rritje prej 11.3% në krahasim me vitin e mëparshëm. Në krahasim me vitin 2013, kur remitancat kishin hyrë në cikël rënës, fluksi pothuajse është dyfishuar. Që pas viteve ‘90, prurjet e emigrantëve u bënë një burim i rëndësishëm i hyrjeve valutore në vend, teksa ata që ikën u integruan gradualisht dhe më pas filluan të dërgonin para te të afërmit e tyre që kishin lënë në Shqipëri. Por pas një apo dy dekadash, lidhjet u shkëputën dhe hyrjet nëpërmjet emigrantëve filluan të binin, një tendencë kjo e njohur ciklike. Kjo sjellje ishte e dukshme sidomos pas vitit 2008, siç shihet dhe nga grafiku.

Rigjallërimi i emigracionit pas vitit 2013 ndikoi dhe në kthimin e ciklit rritës të remitancave. Që nga kjo periudhë, me përjashtim të vitit 2020, prurjet e emigrantëve u zgjeruan fillimisht me ritme njëshifrore, ndërsa vitet e fundit ritmet e rritjes u përshpejtuan. Operatorët e tregut pohojnë se kjo tendencë lidhet si me efektin pozitiv që ka dhënë te remitancat vala e re e emigracionit në 7-8 vitet e fundit, po dhe flukset e shtuara të konstatuara në treg nga kanalet jo zyrtare. Të dhëna të tjera të Eurostat bëjnë të ditur se shtimi i flukseve emigratore është reflektuar në rritjen e ndjeshme të lejeve të qëndrimit, që vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë për shtetasit shqiptarë gjatë viteve të fundit.

Sipas Eurostat, në 2022 rreth 74 mijë shtetas shqiptarë (73,858) morën leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve është rritur me 34%. Ndërkohë, kjo është shifra më e lartë e konstatuar që nga viti 2010, duke treguar qartë një tendencë të shtimit të personave që lënë vendin me synimin për të jetuar dhe punuar në një nga shtetet e Bashkimit Europon. Që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat më të hershme të Eurostat, vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë gjithsej 832 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë.

Operatorët e tregut pohojnë se Italia dhe Greqia janë kanalet kryesore nga dërgojnë paratë emigrantët, por vitet e fundit janë shtuar dhe prurjet nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, që janë në linjë me tendencat e reja të emigracionit. Edhe në muajt e parë të këtij viti, tendenca ka vijuar të jetë pozitive./ Revista “Monitor”

Pas

SHBA-ja kundërshton deklaratat e Izraelit se rezoluta e OKB-së i pengoi bisedimet për pengjet

Para

Belind Këlliçi për firmën 5D KONSTRUKSION: Pothuaj një vit më pas, nuk kemi ende asnjë të arrestuar apo asete të sekuestruara

Para
Belind Këlliçi për firmën 5D KONSTRUKSION: Pothuaj një vit më pas, nuk kemi ende asnjë të arrestuar apo asete të sekuestruara

Belind Këlliçi për firmën 5D KONSTRUKSION: Pothuaj një vit më pas, nuk kemi ende asnjë të arrestuar apo asete të sekuestruara

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje në Vlorë, një 17-vjeçare u paraqit në spital në gjendje të rëndë, policia njoftim zyrtar

Tre vatra zjarri aktive në Drenovë të Mallakstrës

‘Furtunë’ dorëheqjesh edhe në Korçë, kryetarët e njësive administrative dorëhiqen pas ultimatumit të Ramës

Berisha: Dënoj me forcën më të madhe krimin shtetëror ndaj banorëve të Thethit dhe kërkoj ndërprerjen e këtij terrori dhe dëmshpërblimin e të gjitha banesave të prishura

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, arrestohet 31 vjeçari

Tiranë/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”

Hasani takon Zëvendëskryeministren e Ukrainës, riafirmim i mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë ende aktive dhe 1 është nën monitorim

Riaktivizohet zjarri në Drenovë të Mallakastrës/ Zjarrfikësit në terren, situata mbetet e vështirë

Gjirokastër/ Finalizohet operacioni “Attempt 1”/ Arrestohet 40-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.