Tërmeti në Juchitan të Meksikës u ka marrë jetë dhjetërave njerëz, ku një e treta e shtëpive janë raportuar të pabanueshme në këtë qytet dhe pasojat e përsëritura kanë frikësuar njerëzit.
Qyteti të dielën ishte i mbushur me rrënojat nga tërmeti i magnitudës 8.1 i mbrëmjes së të enjtes, i cili vrau të paktën 90 njerëz në Meksikë jugore – të paktën tre duzina në Juchitan. Lajmin për numrin e viktimave e ka konfirmuar Ministria e Brendshme e Meksikës.
Epiqendra e tërmetit ishte nën Oqeanin Paqësor dhe ishte me intensitet 8.2 shkallë, sipas ekspertëve të sizmologjisë.
Njerëzit janë të frikësuar tanimë nga ndërtesat që shemben vazhdimisht dhe po i kalojnë netët në qiell të hapur. (D.D/Shuplaka)