I ftuar në studion e Fax News nga gazetari Albi Rakip, avokati Altin Goxhaj foli mbi rënien e Republikës.
Goxhaj e nisi duke thënë se nuk shikon më as shkrepëse në fund të tunelit jo më dritë që sipas tij nuk bëhej fjalë.
Ai u shpreh për Fax News se opozita doli jashtë ligjit nga 3 aktorët që janë Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ambasada Amerikane. Këto 3 aktorë sipas Goxhaj bënë çmos që të jemi në vitin 2023 në zgjedhje pa opozitë.
Ai tha se e vetmja shpresë që ka mbetur për Shipërinë është dora e zotit.
Ndër të tjera ai shtoi:
Goxhaj: “Nuk shohim më shkrepse në fund të tunelit, le më dritë që nuk bëhet fjalë.
Unë besoj që më 3 Mars këta nxorrën jashtë ligjit opozitën, dhe kjo ndodhi nëpërmjet 3 aktorëve, nga një anë Edi Rama, nga një anë këta njerëzit e Lul Bashës me Lul Bashën në krye dhe Ambasada Amerikane që unë nuk e quaj më Ambasada Amerikane por, Ambasada e Sorosit.
Bashkarisht gatuan këtë çorbë për të nxjerrë opozitën jashtë ligjit.”
Gazetari Rakip: Po pse pikërisht Ambasada Amerikane ka një ndikim kaq të madh pikërisht në këtë çështje, kjo është çështje e brëndshme, kjo është çështje e politikës shqiptare?
Goxhaj: “Kanë bërë çmos që ne të jemi në vitin 2023 në zgjedhje me përjashtim nga lartë poshtë të opozitës.Nëse opozita e Lul Bashës në mënyrë malinje zbatoi axhendën e saj të tradhëtisë e cila varet direkt nga urdhërat që merr, ta lërë shqipërinë pa opozitë në zgjedhjet lokale të 2019, për t’ja lënë Erion Velisë në tavolinë ishte një akt i shëmtuar, në 2023 pikërisht këto njerëz që bërtitën kundër opozites që të bëhej pjesë e zgjedhjeve e nxjerrin nga zgjedhjet.
Ambasa Amerikane ka luajtur një rol të turpshëm në këto 2 vjet në historinë e shqiprisë, që do të jetë një njollë turpi në mardhëniet Shqiptare-Amerikane në 100 vitet e fundit.Nuk është çështja se na lanë pa opozitë se mund të jetojmë edhe në diktaturë, siç kemi jetuar kohën e komunizmit, puna është se nuk do të ekzistojë më Shqipëria.
Do të zhduket nga harta, do të jetë “Emiratet e Sorosit”, sepse këtu brenda 10 vjetësh do të ikin të gjithë ata që mund të jenë fuqi prodhuese e fuqi pune, sepse ky ka qënë që në fillim plani.”
Gazetari Rakip: Çfarë mund të bëjmë ne për ta ndaluar këtë gje, për ti bërë ballë të gjithë vështirësive edhe për të treguar që jemi një popull i fuqishëm që ja kemi dalë shumë sfidave?
Goxhaj: “E vetmja shpresë që ka mbetur për Shqipërinë është dora e zotit. Ne e kemi të keqen brënda, e kemi në opozitë të keqen. Ne kemi një opozitë që nuk mund të krijojë kandidatë që të japin frut”.