21:07 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ka mijëra klikime në youtube, makina të shtrenjta dhe jetë luksi/ Mediat angleze jehonë reperit shqiptar: U mëson të tjerëve si të hyjnë ilegalisht në…

10:33 | 29/12/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ka mijëra klikime në youtube, makina të shtrenjta dhe jetë luksi/ Mediat angleze jehonë reperit shqiptar: U mëson të tjerëve si të hyjnë ilegalisht në…

Makina të shtrenjta dhe foto nga bare të ndryshme, Dijonis Biba padyshim që nuk e ka problem të tregojë stilin e tij të jetës. Por mburrjet e reperit shqiptar nuk ndalen këtu. Biba i cili është vetëm 20 vjeç ka përdorur ‘video udhëzuese’ në YouTube për t’u mburrur me njohuritë e tij se si të futet ilegalisht në Britani.

Videot e tij, të cilët janë parë më shumë se 100,000 herë, përfshijnë këshilla për përdorimin e letërnjoftimeve të rreme, aeroporte ku këto dokumente false nuk do të zbulohen dhe pretendimin e azilit. Ai është me origjinë nga Shqipëria e Veriut dhe ka shumë ndjekës nga vendlindja e tij në rrjetet sociale. Çdo natë Biba zhvillon biseda në internet ku përshkruan hapur se si ai erdhi në Britani ilegalisht dhe do të largohej nëse zbulohej.

Në një video, e regjistruar fillimisht në llogarinë e tij në Instagram dhe më pas e ripostuar në YouTube, ai përdori një hartë Google për të treguar rrugën që një mik shkoi në Angli duke përdorur një ID të rreme Italiane. Ai tregon udhëtimin nga Shqipëria në Barcelonë dhe më pas me autobus për në një aeroport të vogël spanjoll. Biba tha: ‘Ky aeroport nuk përdoret nga shumë njerëz për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar. Blini një biletë në internet dhe merrni një taksi për t’ju sjellë në aeroport.

“Ecni ngadalë ndërsa i afroheni portës së hyrjes dhe përdorni kodin e shiritit të biletave në telefon. Pastaj ecni te kontrolli në skaner. Pastaj shkoni në vendin më të rëndësishëm ku duhet të tregoni ID-në tuaj.Duhet të buzëqeshësh si një djalë italian. Në këtë aeroport ID-ja juaj do të tregohet si e vërtetë pavarësisht se ajo është e falsifikuar“, thotë ai.

Video, e postuar në 17 maj, ka grumbulluar më shumë se 70,000 shikime. Në një video nga shtatori i vitit të kaluar, e cila është shikuar 30,000 herë, ai përshkroi se si të përdoret Irlanda si një derë e pasme për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur kartat e rreme të identitetit rumune.

‘Merrni karta false dhe nisuni nga Spanja për të mberritur në Dublin. Kur të arrini në Dublin për të kërkuar azil, atëherë ju merrni një letërnjoftim tjetër të rremë që ju kushton 300 euro dhe avionin për në Londër. ‘

Duke iu përgjigjur pyetjeve nga një shikues, Biba shpjegoi se ai ishte në Londër megjithëse po mendonte të kthehej në Francë. Ai tha se e mori pasaportën e tij të rreme rumune nga një mik.Dhe kur një shikues pyeti nëse do të kapej, reperi tha se ai do të dëbohej përsëri në Dublin, ku ata morën shenjat e gishtave kur ai mbërriti.

Pas

Zgjedhja e anëtarit të 7-ë të Gjykatës Kushtetuese, Meta bën me dije kur do të betohet Sonila Bejtja

Para

Whatsapp gati të publikojë versionin e ri, miliona përdorues mund të mos e përdorin më pas 1 Janarit, mes tyre dhe iphone

Para
Whatsapp gati të publikojë versionin e ri, miliona përdorues mund të mos e përdorin më pas 1 Janarit, mes tyre dhe iphone

Whatsapp gati të publikojë versionin e ri, miliona përdorues mund të mos e përdorin më pas 1 Janarit, mes tyre dhe iphone

Discussion about this post

 



Të Fundit

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

Kryeministri Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve pasivë të bashkive: Është koha të largohen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.