Publicistja Kimete Berisha dhe deputetja e PDK-së Arbana Xharra kanë replikuar me njëra-tjetrën pas një postimi të Kimete Bersishës ku shkruante se kreu i PDK-së Kadri Veseli e përdorë Arbana Xharrën si fytyrë antiislame, ndërsa vetë e mban mirë me myslimanët.
Xharra vendosë t’i përgjigjet fare shkurt Kimete Berishës duke shkruar se ajo do të polemizojë me të kur ajo të vendosë që të mos dalë si bukuroshe, duke iu referuar fotove të postuara nga Berisha në rrjetet sociale.
Por pas këtij postimi të Arbënës, Kimete Berisha nuk e kë lënë me ka por ka bërë një tjetër postim ku thotë se qëllimi I saj kryesorë ka qenë që të thyej tabunë se femra shqiptare për t’u kuptuar seriozisht, duhet të duket si mashkull.
Ajo thotë gjithshtu se nuk është krim që të dukesh e bukur.
KIMETE BERISHA:
Jakat e bardha të Kadri Veselit.
Në njërën anë, e shpërblen me postin e ministrit të kulturës njeriun që bashkë me Ramadan Mujën në pranverë sivjet nënshkruan vendimin për rindërtimin e xhamisë osmane në Kalanë e Prizrenit, e në anën tjetër e angazhon Shaqir ‘miss buzëqeshjen’ me pi raki, m’u duk si anti-islamist, m’u sjell si ‘dashnor i Venedikut’ (në Venice nuk e gjen asnjë xhami), me mashtru Don Shan Zefin dhe jahuditë e Prizrenit.
(Kërkesa për rindërtimin e xhamisë u bë nga kushëriri i ministrit të kulturës).
Ndërkohë, e përdorë Arbana Xharrën si ‘fytyrë anti islame’ në zyre, ndërsa Kadri Veseli vetë ia mban si mysliman (nuk prishet vetë me myslimanë, por e përdorë Arbanën të prishet me myslimanë në emër të partisë), ndërsa nanën e vetë e ka me kule e me shami.
Njeri i lig dhe diskriminues (e angazhon Blertën dhe Uranin t’ia numërojnë ‘fjalët e shqiptuara gabim’ Agimit, për t’i fshehur ‘’belbëzimet’ e veta).
Së paku Agim Bahtiri asnjë njeriu në jetën e tij nuk i ka thënë ‘ma hongsh’.
Kjo ‘ma hongsh k…’ të ka kushtuar më së shtrenjti, se shqiptarët krejt t’i falin veç nuk ta falin perversitetin.
Me shumë personalitete brenda vetes, siç është, çohet dhe e shfrytëzon Valdeten (një grua shumë e mirë) si figurë e diversitetit në Mitrovicë, sepse Valdetja sipas shqiptarëve të Mitrovicës më shumë shoqërohet me shoqe të komuniteteve tjera (sidomos serbe) sesa me shqiptare (dhe kjo është edhe arsyeja kryesore pse shqiptarët e zgjodhën Agimin si kryetar (të sigurt) të shqiptarëve të Mitrovicës, në vend të Valdetes, si kryetare e të gjithëve, sepse mitrovicasit nuk e kishin luksin ta zgjedhin për kryetare dikë që e duan dhe e preferojnë edhe serbët, ndërkohë që kryetari i Mitrovicës veriore është një nacionalist i tërbuar).
Ndërkohë i paguan njerëzit ta quajnë Shpend Ahmetin ‘bullec’, ndërsa ata nuk e shohin tulin te kandidatët e PDK-së, por janë të porositur ta shohin vetëm
tulin dhe dhjamin te ‘armiqtë’.
Nuk i mashtron njerëzit kaq kollaj. Djersitu pak.
Më përpara mundesh m’u bë prift e me flejt në ata shtretërit e ngushtë në dhomat e vogla të manastirit sesa që mundesh me mashtru Don Shan Zefin, jahuditë e myslimanët përnjëherë.
Ti po kujton se je kah i ruan lopët në Broboniq.
P.S. Kur e pashë Violetën në zgjedhje që ish veshur si babadimër (me mantil të dimrit të kuq si gjaku e këpucë të verës të bardha si bora), e kuptova se Kadri Veselit nuk i ka mbetur
më asnjë thes i ‘dhuratave sekrete’ ta hap, prandaj po e shohim kah bie si pllakat e tempullit të Dodonës, njëra pas tjetrës, me rrapëllimë.
Dhe, prandaj ka mbetur ta ‘përqesh’ e të tallet me të edhe Azem Vllasi!
REAGIMI I ARBANA XHARRËS:
Kimete me ty polemizoj kur te vendosesh mos me dale si bukuroshe!
PËRGJIGJIA E KIMETE BERISHËS:
Kishe une bukuroshe
Qëllimi im kryesor ka qenë që të thyej tabunë se femra shqiptare për t’u kuptuar seriozisht, duhet të duket si mashkull, me flokë të shkurta, e mbërrolur, serioze, me setër dhe pa karmin në buzë.
Dhe këtë qëllim e kam arritur. Kudo ku hyjë e dalë, lexuesit më ndalojnë dhe më urojnë për shkrimet e mia. Marre më vjen nga gjithë ky adhurim. Askush nuk më thotë “po dukesh bukur”, ose të përcjell pse dukesh “bukur”. Më thonë “qenke si në foto”. Kaq.
Ata që nuk janë mësuar si “bukurosha”, e kanë vështirë ta kuptojnë njeriun e ngopur kaherë me “bukuri”, të cilën fjalë më së shumti e kam dëgjuar në jetë.
Nuk është krim të dukesh “bukur”. Ndoshta do Zoti edhe kur të plakem të dukem ‘bukur’. S’kam çka bëjë, unë s’mund të dukem ajo që nuk jam.
Së paku nuk kam pozuar para asnjë fotografi profesionist, para Fadil Berishës e këtyne, dhe nuk e kam bërë hundën operacion si shumëkush dhe si ti (sepse as nuk jam kundër që njerëzit të mundohen të duken bukur).
Unë gjithmonë kështu kam qenë. Femër. Dhe, nuk e kam paragjykuar kurrë asnjë femër tjetër.
E që vjen dita dhe akuzohem si “bukuroshe” nga katolikët, këtë nuk e kam pritur kurrë, edhe sikur të jetoja e të rilindesha dhjetëmijë herë.
(Tash mund të vazhdoni të më akuzoni pse s’kam burrë e pse s’kam fëmijë).
Foto e realizuar nga motra (Fatmire Berisha) në Tiranë më 12 Nëntor 2017
(B.H/Faxweb)