Pauline Ades Mevel shefe e Zyres për Ballkanin dhe Europën/ RSF, ka qenë në një lidhje të drejtpërdrejt me Skype në emisionin qëndror të lajmeve në Fax News. Ajo ka folur për lirinë dhe problemet e medias në Shqipëri me rastin e publikimit të raportit të Reportereve pa Kufij-Press Freedom Index RSF 2018
Mevel tha se sa i përket lirisë së medias, Shqipëria renditet në vendin e 75-të.
Gazetarja theksoi tre sektorë ku adresohen problemet e medias në Shqipëri.
“E para ka një mungesë besimi në shkrimin e gazetarëve, në punën e tyre të përditshme.
Ka pasur raste çensure të punës mediave në Shqipëri. Ne këmi qenë në Shqipëri dhe mjedisi tregon se gazetarët nuk punojnë në kontekstin e pluralizmit sepse pronarët e mediave janë një seri biznesmenësh të mëdhenj.” – shpjegoi ajo.
Gazetarja franceze nuk mund të mos theksonte se një ndër problemet më të mëdha të medias në vendin tonë, është sjellja e kryeministrit Rama me të.
“Tjetra, mendojmë që gazetarët janë të ekspozuar për shkak të sjelljes së kryeminsitri Rama. Rama i ka quajtuar gazetarët si helmues të opinionit publik disa herë. Kjo konsiderohet problem për ne.” – theksoi Mevel.
Pauline Ades Mevel tha se në kohën kur Shqipëria po kërkon integrim në Bashkimin Evropian dhe kur po kërkon të tregojë se është përmirësuar në zbatimin e ligjit, një përmirësim i tillë duhet të zbatohet edhe në cilësinë e gazetarëisë dhe lirisë së shtypit.
Tjetër, kemi një seri sulmesh ndaj gazetarëve si në rastin e dhunimit të gazetarit Elvi Fundo. Këto janë raste shqetësuese dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne. Jemi shumë të frikësuar se mund të ketë sulme edhe ndaj gazetarëve të tjerë.
Por a ka një përmirësim të situatës në Shqipëri 2013-2017?
“Unë mendoj se Shqipëria është e impaktuar pozitivisht për shkak sepse disa vende të tjera janë më keq se Shqipëria në drejtim të mediave. Ky është rasti i Serbisë. Shqipëria mbetet në të njëjtën situatë. Por Shqipëria mund të bëjë më mirë. Ka sulme politike dhe dënime publike ndaj gazetarëve. Ne kemi nevojë për një seri përmiësimesh në Shqipëri.” – përfundoi drejtuesja e rrjetit “Reporterët pa kufi” për Fax News.