11:23 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Republika e re me pushtete të ndara dhe që kanë lemeri nga njeri tjetri!

08:43 | 31/05/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
KUSHTE SUPLEMENTARE PËR T’U INTEGRUAR NË BE-Nga Artan Fuga

Nga Artan Fuga*

Republika e re me pushtete të ndara dhe që kanë lemeri nga njeri tjetri!

Mos kujtoj njeri se sipas meje “republika e re” do të jetë me një drejtësi që mbron të pasurit dhe të fuqishmit dhe kurrë nuk na jep të drejtën ne zbatharakëve dhe pabuksave, siç na kanë katandisur.

Politikani qoftë deputet, ministër apo kryeministër duhet të ketë lemeri sepse poqese bën ndonjë paudhësi korruptive do i trokasi te dera prokurori dhe do ta cojë te gjykatësi për veshi, dhe poqese del fajtor për veshi te shtatë penxheret.

Po prokurori do t’i shkojë te dera? Do t’i shkojë sepse përndryshe prokurori duhet të ketë lemeri se i shkon te dera prokurori kontrollues që me dy polica e con për veshi te gjykatësi dhe nëse del fajtor e çon edhe atë te shtatë penxheret.

Kontrolluesi i pasurisë të politikanëve dhe nëpunësve duhet të ketë lemeri ta fshejë korrupsionin e tyre sepse i vjen polici te dera me fletë thirrje për te prokurori sepse nuk ka kryer detyrën.

Nëpunësi të ketë lemeri kur nuk bën detyrën sepse mos kujtojë se do ta mbrojë ministri i partisë së tij. Nëpunësin mos e heqi e vendosi ministri, por sekretari i përgjithshëm si njeri administrativ, dhe jo politik.

Polici t’i marri për veshi shkelësit e ligjit se përndryshe prokurori që ka frikë nga prokurori tjetër sepse ky ka frikë nga gjyqtari sepse ky ka frikë nga deputeti sepse ky ka frikë nga qytetari që nuk e zgjedh, të bëjnë punën e tyre.

Dhe të gjithë këta prokurora, gjykatëse, nëpunësa, deputetë të kenë lemeri nga media, sepse kësaj duhet t’i ndërpriten financimet parazitare, paratë që i jep shteti në konflikt interesi sepse ushqen atë që duhet ta mbajë në vëzhgim shtetin, me gazetarë të mbrojtur dhe me rroga që i nxjerrin nga shitja e lajmeve te publiku që u nxjerrin bojën të gjithë maskarenjve.

Pastaj me qytetarë që zgjedhin këshilltarët e bashkisë kokë për kokë dhe jo me lista dhe që për cdo ndryshim urban duhen pyetur.

Atëhere do të shihni si do spastrohet politika dhe nëpunësia nga horrat, maskarrenjtë dhe hajdutët, servila, trafikanë, nga çuni i babit, gruaja e burrit, mbesa e dajës, krushku i krushkut.

Sa duhet për ta bërë këtë?

6 muaj dhe as një ditë më shumë.

 

Etiketa: artan fugafugaopinione dhe analiza
Pas

Shqiptarja zhduket në Zvicër, policia kërkon ndihmën e qytetarëve (Emri)

Para

Rrëfehet prezantuesja: Kam tre vite që jam në një lidhje, tani nuk jam më e vogël

Para
Rrëfehet prezantuesja: Kam tre vite që jam në një lidhje, tani nuk jam më e vogël

Rrëfehet prezantuesja: Kam tre vite që jam në një lidhje, tani nuk jam më e vogël

Discussion about this post

 



Të Fundit

Diogo Jota përcillet në “banesën e fundit”, Liverpool merr vendimin fisnik ndaj familjarëve të portugezit

Operacion kundër falsifikimit: Arrestohen babë e bir prodhonin dokumente false për emigrim në SHBA dhe BE, procedohet bashkëpunëtori

Shërbimi Sekret gjerman: Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

Ambasadori shqiptar në SHBA takohet me Sekretarin amerikan Marco Rubio, Bushati: E ftova të vizitojë Tiranën!

Ilir Proda: Trafiku i armëve nga Kosova, nxitës i krimeve në Shqipëri

Arrestimi i 14 doganierëve grekë, radhë kilometrike në Qafë-Botë! Pala fqinje punon me staf të reduktuar, qytetarët në pritje për disa orë

Situata e zjarreve në vend, ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive

Landfilli i Elbasanit prej pesë ditësh në flakë, qytetarët përballen çdo ditë me tymin toksik. Problematikat me të cilat po përballet zjarrfikësin në terren

SHBA ndërpreu ndihmën ndaj Ukrainës, Trump telefonatë me Zlenskyn, ja çfarë diskutuan dy presidentët

Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e mjeteve të pensionistëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.