Si pasoje e reshjeve të mësha të shiut në zonën kodër Vilë në Durrës ka patur rrëshqitje masive të dherave që kanë bllokuar një aks të rrugës dhe rrezikojnë dhe jetën e drejtuesve të mjeteve.
Përveç kësaj dherat rrezikojnë dhe disa banesa aty pranë. Rrëshqitjet kanë ndodhur në disa pika përgjatë aksit rrugor.
Rrëshqitje të dherave ka patur edhe në Gjirokastër në fshatin Terbuq ku rrezikohen dhe 8 banesa.
Situata mbetet kritike dhe në Shkodër ku në fshatin Obot kalohet vetëm me mjete lundruese, ndërsa ujësjellësi i Oblikës është përmbytur dhe si pasojë fshati ka ngelur pa ujë. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post