Me shumë mundësi botërorët e ardhshëm të futbollist nuk do të kenë ndeshje që do të mbarojnë në barazim. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, përveçse ka propozuar që botërori të ketë 48 ekipe pjesmarrëse, ka hedhur edhe hipotezën që eviton ndeshjet që mbyllen në barazim.
Kjo do të thotë se, nëse një takim përfundon në barazim gjatë 90 minutave të kohës së rregullt, atëherë do të gjuhen penalltitë. ]
Ky revulucion kërkon të shmangë tolerimet e ndeshjeve si dhe skuadrat që preferojnë lojën mbrojtëse.
Ky do të ishte një lajm i mirë për tifozët pasi do të ketë më shumë lojë sulmuese dhe për rrjedhojë edhe më shumë gola.