Policia e kryeqytetit ka reaguar pas një konflikti i cili ka agravuar në përdorimin e armës mbrëmjen e sotme në Zall Her ku Faxëeba.al mëson se komandoja i Forcave të Armatosura ka qëlluar me pistoletë ndaj 26-vjeçarit Rexhep Qefalia.
Me qytën e pistoletës Klodian Beshiri 34-vjeç ka plagosur Qefalian. Sipas informacioneve të deritanishme komandoja si dhe ka goditur me qytën e pistoletës në kokë Redin Myrton 23-vjeç.
Të dy të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën, ndërsa autori i ngjarjes Klodian Beshiri është vënë në pranga nga efektivët e Komisariatit nr 4 në Kamëz..
REAGIMI POLICISË: Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallezimin e konfliktit mes tre shtetasve. Vihet në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë të 26-vjeçarit dhe plagosjes me qytë të pistoletës të 23-vjeçarit.
Para një ore në Zall-Herr, pranë nje lokali, në rrugë, shtetasi K.B., 34 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në kofshë, shtetasin R. Q., 26 vjeç dhe ka goditur me qytë pistolete në kokë shtetasin R. M., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pa probleme per jeten.
Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.5 në Kamëz.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestrua arma e zjarrit me të cilën autori kryeu plagosjet. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)