Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e akredituar në Tiranë ka përgëzuar Shqipërinë në sigurimin e sigurisë kufitare.
Sipas Ambasadës, Shqipëria ka bërë ndalime të suksesshme të terroristëve të njohur apo të dyshuar në përmbushje të rezolutës së Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përgëzon Shqipërinë për përpjekjet e shtuara në forcimin e sigurisë kufitare, ndalimin e suksesshëm të terroristëve të njohur apo të dyshuar, si dhe për hapat drejt përmbushjes së plotë të rezolutës 2396 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për të përmirësuar kontrollin e pasagjerëve që hyjnë në Shqipëri në rrugë ajrore”, shkruan ambasada.
(F.GJ/FAXWEB.AL)