Është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit në Pyllin e Sodës në Vlorë mbrëmjen e kësaj të enjte.
Pak ditë më parë pylli i Sodës u përfshi nga flakët e zjarrit.
Gazetarja e Faxnews Afrovita Hysaj bën me dije se zjarrfikëset dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje.
Mbrëmjen e sotme ka pasur sërish një rindezje të vatrës.
Për momentin forcat zjarrfikëse i kanë vënë nën kontroll flakët.
Sakaq, Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton nëse zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme.