E PREMTE: Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në Jug dhe pjesërisht zonat Qendrore por vranësira të shpeshta e reshje të pakta do ketë në ekstremin Verior.
Pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit por shtohen vranësirat në Veri – Lindje ku priten edhe reshje shiu dhe dëbore.
Orët e natës mbeten me kthjellime të shkurtra e vranësira të shpeshta në gjithë vendin ndërsa Veriu dhe zonat Verilindore do të vijojnë me reshje.
Temperaturat e ajrit rriten me 2 – 3°C në të dy ekstremumet termike ditore duke bërë që mesdita të shënojë deri 15°C.