Miliarderi Goerge Soros ka përsëritur edhe njëherë paralajmërimin e tij për shkatërrimin e Bashkimit Evropian (BE). Përmes një interviste të dhënë për ‘Financial Times’,
George Soros ka folur edhe për sulmet dhe akuzat që po i bëhen atij dhe Fondacionit ‘Shoqëria e Hapur’ për të cilat ai tha se nuk e kushtëzojnë dot aspak axhendën e tij liberale.
Soros është shprehur se ideologjija dominuese sot në botë është nacionalizmi, ndërsa e ka cilësuar Rusinë si fuqia e rilindur.
“Për mua është e gjitha një déjà vu me një ndryshim të madh – ideologjia dominues në botë sot është nacionalizmi.
Është BE-ja institucioni që është në buzë të shkatërrimit dhe Rusia është tani fuqia e rilindur bazuar në nacionalizëm”, është shprehur ai.
Ai ka pranuar se jo përherë ka bërë zgjedhjet e duhura dhe si shembull ilustrues për këtë solli ish- presidentin gjeorgjian, Mikhail Saakashvili që është aktualisht nën hetim për akuzën se ka pranuar financime nga Rusia për të destabilizuar Ukrainën.
Lidhur me akuzat që i janë bërë atj Soros tha se kishte marrë mësim që të mbante një distancë më të madhe nga politika e brendshme e vendeve ku veprojnë fondacionet e tij.
“mora një mësim të dhimbshëm, që të mbaj një distancë më të madhe nga politika e brendshme e vendeve ku veprojnë fondacionet e mia”, tha ai.
(B.H/Faxweb)