Brisida Shehaj do të drejtojë Task-Forcën për Bregdetin, të ngritur nga qeveria pak ditë më parë. Ky fakt u bë publik në daljen publike për mediat të kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame ku evidentoi fenomenet korruptive të vërejtura gjatë kontrolleve të kryera nga ZQRPP në lidhje me regjistrimet e AMTP (toka bujqësore)
Pas reshtimit të të gjitha anomalive mbi këtë çështje, vihet re se të gjitha materialet e shkeljeve do t’i kalojnë Task Forcës, e cila drejtohet nga Briseida Shehaj.
Briseida Shehaj ka mbajtur më përpara postin e drejtoreshë së Tatimeve dhe Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve.
(M.Q/Faxweb)