14:08 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rikthimi i basteve online, Ceko: Ka mungesë idesh për të gjeneruar para në buxhetin e shtetit

19:48 | 18/09/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rikthimi i basteve online, Ceko: Ka mungesë idesh për të gjeneruar para në buxhetin e shtetit

Komisioni i Ligjeve në Kuvend miratoi sot projekt-ligjin për rikthimin basteve sportive online. Ky projekt-ligj ka hapur mjaft debate në vend dhe shumë zëra kanë qenë kundër, madje edhe nga rradhët e socialistëve.

Për të folur për këtë problematikë, ishte i ftuar në Fax News më gazetaren Rovena Neziri, eksperti i ekonomisë Enriko Ceko. Ai u shpreh se pas 10 vitesh në pushtet kjo mazhorancë ka mungesë idesh se si të gjenerojë para në buxhetin e shtetit dhe prandaj i është rikthyer basteve sportive.

Enriko Ceko: “Është shumë e vërtetë ka një rikthim të kësaj çështjeje. Në momentin kur kjo klasë politike erdhi në pushtet para 10 vitesh e ndaloi këtë lloj veprimtarie. Do ta shikoja edhe me disa lëvizje të tjera që janë bërë, për vendosjen e taksës së banesës, për siguracionin e banesave, për shtimin e TVSH-së për veprimtarinë arsimore etj. Kjo tregon faktikisht që kjo qeveri i ka ezaururar të gjitha mënyrat e mundshme për të futur para në buxhetin e shtetit. Dhe është më se e kuptueshme që pas 10 vitesh në pushtet, çdo lloj qeverisjeje do ketë rrjedhjet e saj si në aspektin e korrupsionit, ashtu dhe në mungesën e alternativave të zhvillimit, ashtu në mungesën e ideve për të gjeneruar para në buxhetin e shtetit, për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve, për të përmbushur objektivat e mijëvjeçarit të zhvillimit të qëndrueshëm etj,” tha Ceko.

Sipas Cekos kjo veprimtari më parë drejtohej nga krimi i organizuar dhe shumë vrasje që kanë ndodhur vitet e fundit kanë qenë përplasje mes bandave që kontrollojnë këtë treg.

Enriko Ceko: “N.q.s sot jemi në një situatë të tillë kur teknologjia bën të mundur kontrollin e të gjithë transaksioneve online. Nëse shohim veprimtarinë kriminale vitet e fundit do të shohim përplasje mes bandave, që më përpara ishin ato që kontrollonin tregun e lojërave të fatit. Mesa duket është arritur në një marrëveshje të heshtur mes tyre se kush do e kontrollojë tregun”, shtoi eksperti.

Ceko u shpreh gjithashtu se është e dyshimtë se kush do t’i kontrollojë këto baste tani dhe kujt do t’i jepen licensat.

Enriko Ceko: “Një treg qindra miliona euro dhe do jepen disa licensa, por puna është se kush do i marrë këto licenca. Nga ana sociale në Shqipëri nuk është se lojërat e fatit konceptohen si mjet jetese për të kaluar kohën e lirë, dhe për të shpenzuar 200 euro. Këtu po kanalizohet vetëm tek kazinot online te bastet sportive dhe kaq. Është krijuar varësi ndaj këtyre lojërave saqë edhe vetë individët edhe familjarët janë të shqetësuar për këto lojëra”, u shpreh Ceko.

Pas

VOA: Thellimi i hetimit ndaj Presidentit Biden në Kongres dhe beteja për buxhetin

Para

Erdogan lobon që Musk të hapë fabrikë të Teslas në Turqi

Para
Erdogan lobon që Musk të hapë fabrikë të Teslas në Turqi

Erdogan lobon që Musk të hapë fabrikë të Teslas në Turqi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kukës/ Tentuan të sillnin në Shqipëri makinat e vjedhura në Rusi e Norvegji, përfundojnë në pranga i riu shqiptar dhe një polak

65-vjeçari i vë flakën qëllimisht banesës në Tiranë, lëndohet bashkëshortja

Vriten 40 palestinezë, Izraeli vijon bombardimet në Gazë teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim

Shoferi i droguar përplas automjetin e policisë në Tiranë, dy efektivë përfundojnë në spital

Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi të përdhunojë fqinjën, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Elbasan

Shiste kokainë në dyqanin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Berat

A do të ketë ndryshime në postet drejtuese të PD-së dhe çfarë funksion do të mbajë Salianji pas daljes nga burgu? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Berisha:DHL në Shqipëri, Degë e PS! Celibashi të Dorëzojë Dokumentacionin e Plotë

Prostitucion në apartament me qira ditore, vihen nën hetim 7 shtetase nga Kolumbia dhe Panamaja

Berisha publikon provat: Votat e diasporës, të manipuluara.Zarfet u shpërndanë ditën e fundit ose pas zgjedhjeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.