I ftua në studion e FaxNews ditën e sotme ka qënë ish-deputeti i opozitës Genc Pollo, i cili ka folur për rikthimin e vizave nga shteti holandez por nuk ka lënë jashtë vëmendje edhe aktualitetin e politikës në Shqipëri, apo dhe vijimësinë e protestave të opozitës.
Lidhur me rikthimin e vizave nga ana e qeverisë holandeze, Pollo është shprehur se kjo është një nga gjërat kryesore që duhet të shqetësoj shqiptarët , duke përmendur këtu momentin kur u janë hequr vizat shqipëtarëve.
“Kjo është një nga gjërat e rëndësishme dhe duhet të shqetësoj shqiptarët. Më lejoni t’ju them se 9 vite më parë për ne ishte një arritje e madhe,njerzit i’u shmangën radhave të gjata në ambasada. Emigracioni i paligjshëm e shqetëson Europën por jo vetëm. Hollanda për shkak të përmasave të vogla që ka si shtet nuk e përballon dot një emigracion të tillë kaq të madhe. Një tjetër faktor është dhe krimi i organizuar. Një nga arritjet më të mëdha të shqiptarëve ishte lëvizja e tyre lirishtë në zonën e Schengen por dhe kjo po çmontohet. Këmbana e parë e alarmit është kërkesa e Holandës për rikthimin e vizave.“
I pyetur nga gazetarja nëse kjo ëhtë një luftë e brendëshme, Pollo është shprehur skeptik dhe ka thënë që më parë duhet t’a gjejnë fajin tek vetja.
“Si fillim le të shikojm përgjegjsitë tona. Është e pavërtet që kriminaliteti dhe emigracioni i paligjshëm është në rënie.këtu kemi të bëjm me një tematikë që nuk ka lindur tani por ka 3 vite. Qeveria shqiptare heq përgjegjsinë nga vetja duke e gjetur fajin tek opozita.Problemi i vërtet nuk ka nisur në Hollandë sepse ka filluar si fillim në Shqipëri. Shqëtësim për shqiptarët është degradimi rilindist, kjo sjell rikthimin e vizave.”
Sa i përket qëndrimit që duhet të mbajë opozita kundrejt ngjarjeve të tilla Genc Pollo është shprehur se opozita tashmë ka në dorë vetëm protestat dhe për këtë gjithë shqiptarët i ka me vete.
“Ne bëmë maksimumin e ngjarjeve prandja nuk qëndruam në parlament dhe jemi në këtë situat sot, unë shohë që shqipërinë e kemi me vete. Në dorë tashmë kemi vetëm protestat.”
Ndërkohë që ai ka vijur më tej.
“Unë nuk e imagjinoj veten në qeveri në këtë pikë, por nëse do isha mendoj see së pari do kërkoja përgjegjsinë tek vetja dhe nuk do drejtoja gishtin tek Hollanda. Ajo e ka marrë këtë vendim se ka raporte policore për bazat kriminale në Shqipëri. Së dyti mendoj se duhet të bëhet një ndarje radikale mes kriminalitetit dhe luftës ndaj tij.Vetëm kështu mund të fiohet besimi ndaj ndërkombëtarëve.”
Pollo ka treguar se aksioni i opozitës tashmë do të jenë protestat duke nënkuptuar që çdo të enjte do të kemi një jo vetëm séance plenare por dhe protest.
“Aksioni i opozitës është protesta dhe presioni që mund t’i ushtrojmë qeverisë për të gjetur një zgjidhje për këtë situatë. Ndërkombëtarët janë duke na mbështetur çdo ditë e më shumë dhe kjo na përçon mesazhin që protestat të vijojnë.”
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/809524462742934/