Pak ditë më parë ‘’Shuplaka” publikoi lajmin me titull ‘’ku ka humbur Ben Blushi?”, jo më kot pasi prej kohësh nuk kishim dëgjuar lajme prej tij.
Po mesa duket Blushi ka vendosur që të rikthehet, ose të paktën dikush e ka fotografuar edhe pa dijeninë e tij.
Nuk është në shoqërinë e ndonjë politikani, por të Arian Çanit, të cilin e ka mik prej shumë vitesh dhe Robert Alisë, një tip edhe ai shumë kontravers në ekran, njëlloj si Çani.
Ende nuk dihet se ç’roldo të zgjedh Blushi në skenën politike, nëse do të kërkojë të rikthehet sigurisht.
Fotot e bëra nga ”Panorama” në një nga baret e Tiranës e tregojnë Blushin në dukje të qetë, po në ndryshim nga treçerekshet e Çanit, Blushi nuk i ndahet xhaketës.
Ç’po ndodh me të, a do të ketë ndonjë libër të ri në treg?! Këto pyetje fare mirë mund t’ia bënte edhe Çani te emisioni i tij nëse Blushi kërkon të japë përgjigje.
(E.K/SHUPLAKA)