Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij i kanë dedikuar pak kohë njëri-tjetrit në këtë mesditë.
Dhe arsyeja është vërtet e veçantë, Aurela ka sot ditëlindjen. ‘’Edhe 100”, ky ka qenë urimi i shkurtër i kreut demokrat për partneren e tij të jetës.
Mjaft të qetë duken të dy, ndërsa vajzat duket se e kanë rradhën në darkë për të festuar së bashku me mamin e tyre.
Të shumta kanë qenë urimet e ndjekësve të Bashës për Aurelën, që jo pak herë ka treguar se është një nga mbështetëset më të mëdhaja të tij, e sidomos në ditë të vështira.
Nga pamja, dreka e çifti po konsumohet në një nga lokalet pranë liqenit artificial në kryeyqytet, ku nuk mungojnë as hapësirat e gjelbërta në sfondin e fotos.
(E.K/SHUPLAKA)