Pas debateve të ashpra në Komisionin Parlamentar për çështjen CEZ dhe kërkesave nga ana e opozitës për shkarkimin nga drejtimi i Komisionit nga Taulant Balla vjen dhe nisma zyrtare e tyre.
Deputeti demokrat Arben Ristani i ka çuar një letër kryetarit të Kuvendit Meta për shkarkimin e Ballës nga drejtimi i Komisionit.
Për Ristanin ai është në një konflikt të hapur interesi pasi ka disa seanca gjyqësore të hapura me familjarët e Berishës.