Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora ka dashur të falenderojë artistin e famshëm Ed Sheeran.
Këtë falemderim Rita Ora do ta bënte pasi ai e ndihmoi të shpëtonte albumin e saj të dytë pas betejës ligjore 5 vjeçare me Jay Z.
“Unë thjesht kisha nevojë për një grup njerëzish me të cilët të mund të isha vetvetja…Jam vërtetë mirënjohëse për mbështetjen” tha ajo për The Sunday Telegraph.
Theksojmë që Ed Sheeran ishte ai që huazoi zërin e tij dhe figurën prej ylli për këngën e saj të re “Your Song”. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post