Gjatë deklaratës së tij për mediat, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka komentuar edhe Amnistinë Penale që do të votohet ditën e enjte në Kuvend. Ai deklaroi që procesi i amnistisë nuk ka qenë transparent, dhe opozita nuk do të tërhiqet ndaj aksionit për interes të opinionit publik.
“Amnistia është kthyer në një akt jotransparent, një akt ku secili në mënyre të fshehtë shton dhe heq sipas interesit të tij, dhe ju e dini tashmë që prej muajsh ne jemi në një aksion brenda Kuvendit dhe ky aksion do të vijojë. Akti është një akt humanitar, ka qenë gjithmonë një akt konsensual, ndërkohë që s’ka patur një procedurë konsensuale që të kishte mundësi pë rata që janë në nevojë për votimin e amnistisë penale.
Nesë ne tërhiqemi për hir të interesit publik, do të duhet të dëmtojmë rezistencën tonë, e cila është vetë në funksion të interesit publik.”