Shtimi drastik i rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë tashmë po kalon parashikimet, ku sot është raportuar për 82 të prekur në 24 orët e fundit. Shtimi i rasteve dita ditës ka bërë që përpara urgjencës së QSUT-së të rikthehet çadra.
Në çadrat e triazhimit do të qëndrojnë mjekët të cilët do të bëjnë kontrolle për çdo person që ka hyrje-dalje në spital.
Një masë e tillë është ndërmarrë për të shmangur çdo rrezik për përhapjen e koronavirusit në radhët e bluzave të bardha apo pacientëve të tjerë të shtruar.
Kujtojmë se pas një periudhë ku kishim në rënie të kurbës së personave të infektuar më COVID-19, në mënyrë të papritur u rrit ndjeshëm numri i të prekurve dhe vatër e marrjes së virusit këtë herë u kthye Qendra Spitalore Universitare në Tiranë.
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 82 raste të reja me Covid 19 në 24 orët e fundit në vendin tonë. 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 Krujë, 8 Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 i prekur në Korçë dhe Pukë. Në spitalin Infektiv ka ndërruar jetë një pacient 68-vjeçar nga Puka, i cili kishte edhe sèmundje shoqëruese.(M.H/Faxweb.al)
Discussion about this post