Një roje i një kompanie ka vjedhur një sasi të konsiderueshme nafte në mjetet e gazsjellësit “TAP”. Nga ana e policisë autori është arrestuar në flagrancë.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Ilia Liçi, 52 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas duke qenë me detyrë roje në një shoqëri private të ruajtjes dhe sigurisë fizike, është kapur në flagrancë gjatë natës në fshatin Polenë, duke vjedhur një sasi të konsiderueshme nafte në mjetet e gazsjellësit “TAP”.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale : “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)