Rosalinda Konomi njihet si një hajdute seriale, e cila për një kohë të gjatë ka jetuar në Holandë,ajo ka arritur ta shijoi lirinë vetëm 6 ditë dhe përsëri ditën e 7 u kthye në burg.
Në skemën e vjedhjeve, që siç rezulton në vëmendje të saj, janë çantat dhe kuletat e femrave që hyjnë në dyqane për të blerë.
Arrestimi i fundit i Rosalindës u krye nga komisariati numër 3, pasi në një dyqan veshjesh për fëmijë dyshohet të ketë vjedhur një çantë dore dhe 4.500 lekë.
Gjatë masës së sigurisë gjyqtarja e gatshme aplikoi gjykimin e drejtëpërdrejtë, duke çelur shqyrtimin gjyqësor ku u dëgjuan palët.
Prokurori, përveçse kërkoi arrest me burg, tha se ka prova shkresore dhe kamera sigurie që vërtetojnë implikimin e saj.
Rosalinda është shfajësuar duke u justifikuar se çantën e kishte gjetur në rrugë.
Gjykata është tërhequr për të dëgjuar pretendimin përfunditar të prokurorisë se sa burgim do të kërkojë. Ajo u arrestua një vit më parë pasi rrëmbeu çantën e bashkëshortes të një zyrtari policie.
Nga një ish-e përndjekur pas viteve ‘90 emigroi në Holandë, vajza është arrestuar edhe nga policia e Fierit për 5 vjedhje. (S.SH/Shuplaka)
\