Me tre ditë vonesë policia e shtetit ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar ndaj një gruaje në ambientet e QSUT-së nga nipi i deputetit të PS-së Rrahman Rraja, Ramazani. Pavarësisht pamjeve që u bënë virale, policia është mjaftuar vetëm me procedimin e tij, ndërsa ka pezulluar nga puna efektiven përpara syve të të cilës ndodh ngjarja.
Njoftimi i policisë:
Lidhur me videon e publikuar në mediat sociale, ku një i ri shfaqet me pamje duke dhunuar një femër në oborrin e spitalit “Nënë Tereza”, Tiranë, në interes të opinionit publik informojmë se:
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në datë 31.07.2019, rreth orës 07:30 minuta.
Shërbimet policore kanë shoqëruar në Komisariat shtetasin R.Rr. 26 vjeç dhe e kanë proceduar penalisht. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, pas pezullimit nga detyra të punonjëses së Policisë që ishte pranë vendit të ngjarjes, ka nisur verifikimet për veprimet apo mos veprimet e saj.
E paskan në gjak! Zbulohet lidhja e dhunuesit të gruas në QSUT me Rexhep Rajan
(E.K/Faxweb.al)