Ditën e djeshme u njoftua për arrestimin e futbollistit të Atletikos së Madridit Lucas Hernandez. Ai akuzohej për dhunimin e së dashurës. Ai kishte shkuar i dehur në shtëpi derisa e kishte rrahur të dashurën, e cila kishte kërkuar ndihmë mjekësore. Kishin qënë fqinjët ata që e kishin denoncuar dhunën.
Ndërkohë që Gjykata ka marrë vendimin duke e lënë të lirë mbrojtësin deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.
Sipas të përditshmes sportivë madrilene, Marca, mbrojtësi i Atletico Madridit, Lucas Hernández nuk do të ketë të drejtë t’i afrohet të dashurës deri në 500 meta.
Kurse, të hënën pritet që e dashura e francezit të dëshmoj para gjykatës për dhunën e ushtruar nga Hernández ndaj saj.
E dashura e francezit deri më tani nuk ka paraqitur asnjë ankesë në Gjykatë. (E.K/SHUPLAKA)