Këngëtarja Aurela Gaçe ka publikuar në rrjete sociale një foto mjaft të vjetër në të cilën shfaqet në SHBA. Ajo na kthen pas në kohë, pikërisht në vitn 2004. Në këtë foto ajo shfaqet me motrën e saj Blertën dhe këngëtaren Eli Fara dhe me ish-presindetit e SHBA-së, Bill Clinton-in.
Për të ky moment ka qenë shumë i veçantë dhe i dridhej mikrofoni në duar teksa këndonte Himnin Kombëtar Amerikan përballë asaj figure.
“Mbaj mend si me dridhej mikrofoni ne duar teksa kendoja Himnin Kombetar Amerikan perballe kesaj figure. Ne biseda te ndryshme me qytetare Amerikane, kur me pyesnin se cfare profesioni kisha( dikur ne nuk ishim as ne google search, as ne you tube, keshtu qe duhej te sqaroje me fjale karrieren tende ) , mbaj mend reagimin e tyre. U tregoja se kisha kete e ate diplome, se kisha kete e ate arritje, dhe ata benin nje “oh ok that’s great” pastaj nese u thosha se gjate karrieres time, kisha kenduar vetem 2 minuta perballe Bill Klinton, reagimi i tyre ishte nje WOW e madhe . Aty dukej sikur merrja diplomen me note 10 ne sy te tyre. Faleminderit Fadil Berisha qe besove tek une. Kenduam dicka te rralle nga muzika jone bashke me Eli Farën nga ato qe te bejne te te ndalet fryma,”, përfundon postimi i këngëtares.
Gjithashtu ajo ka bërë të ditur në Instagram se kjo foto i përket vitit 2004 në New York. (J.V/Shuplaka)