16-vjeçari me origjinë nga Kosova i cili luan si mesfushor tek Borussia e Dortmund-it, Rilind Hetemi, ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur me Kombëtaren e Kosovës.
Futbollisti deri më tani ka luajtur për Kombëtaren e Gjermanisë U15 dhe U16, dhe ku gjithsej ka 5 paraqitje.
Hetemi ka thënë se, “Kam dy ëndrra, njëra është që të debutoj me skuadrën e parë të Borussia Dortmundit dhe tjetra për të luajtur me Kombëtaren e Kosovës”.
Ai ka shënuar javën e kaluar me skuadrën e Dortmundit U19 ndaj Monacos.
Në 17 paraqitjet e tij me klubin gjerman në këtë sezon ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 11 asistime.
Kjo dëshirë e shprehur nga Hetemi, vjen në një kohë kur përfaqësuesja e Kosovës ka marrë kohët e fundit një sërë rezultatesh pozitive.
(F.GJ/FAXWEB.AL)