Kreu i grupimit “Dhjetor ‘90″, Bislim Ahmetaj i ftuar në Fax News përkujtoi momentet e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Ai gjithashtu u shpreh se Enver Hoxhën e sheh në çdo zyrë shteti dhe në çdo parti politike.
“Qëndresa e byrosë politike ishte mjaft e ashpër, saqë nuk mendohej që studentët do të hynin në grevë urie.Grevat në Shqipëri ishin të panjohura. Mbi 700 sudentë ishin të pranishëm në ditën e parë. Hyrja në grevë është bërë duke puthur flamurin dhe ndjesia ka qenë e jashtëzakonshme. Prezenca në sallë ka qenë e studentëve të Tiranës. Por jashtë godine ka pasur mbështetje shumë të madhe dhe nga qytetarët e gjithë Shqipërisë.Pa mbështetje e pedagogëve dhe të studentëve ajo protestë nuk do të kishte rezultat. Mjera njerëz vinin pas bustit të Enver Hoxhës, donim ta ngrinim lart për t’a varur, por nga pesha ishte e pamundur. Kam parë njerëz që e godisinin me grushta duart e tyre bëhëshim me gjak. Idealistët nuk i arrijnë objektivat sot. Kudo e sheh Enevr Hoxhën sot në çdo qelizë, në çdo zyre, në çdo parti politike. Në partitë politike në Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë mirfilli të djathtë, as në program as ideologji.”
Ai gjithashtu u shpreh se sot nuk do të organizojnë asnjë protestë apo marshim.
“Sot do të heshtim! Ka një vdekje të opozitarizmit, klinike, patologjike. Të gjitha grupet e interesit janë kundër kësaj qeverisje, por është frika se këtë njerëz do të sjellin të njëtat figura. Në mungesë të kësaj partie, gjykoj se e kemi të pamundur. Janë një grup njerëzish që e refuzojnë këtë situatë. Jemi të pabesueshëm, bëmë revoluzion dhe e dorëzuam tek klasa politike që është sot, por nuk meduam se tranzicioni do të zgjasi 30 vjet.”
(M.Q/Faxweb)